E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 5 të rinjve, protesta e thirrje antishqiptare në Shkup

SHKUP- Pasditen e sotme rreth orës 17:00, një dhjetëra maqedonas kanë dalë në një protestë para godinës së qeverisë në Shkup, sic raporton agjencia maqedonase Ina. Shkak për protestën është bërë vrasja e 5 të rinjve pak ditë më parë, ngjarje për të cilën nuk ka ende asnjë autor të ndaluar. 

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit maqedonas tensionojnë situatën, duke lëshuar edhe thirrje antishqiptare, ndërsa kanë qëlluar me gurë edhe në drejtim të taksive e makinave me targa të Tetovës. 

Turma përbëhet nga më shumë se 50 të rinj maqedonas, të maskuar me kapele në kokë, të cilët brohorasin shprehjet : "Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur", "Policia e shqiptarëve", "Vdekje për shqiptarët". 

Gjatë protestës ata kanë tentuar të hyjnë në një lagje shqiptarësh, Bit Pazar, por policia nuk i ka lejuar.  Njësitet policore të ndërhyrjes së shpejt kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve maqedonas, duke mos i lejuar që të futen drejt bulevardit për në Bit Pazar. Protestuesit i janë përgjigjur me sende të forta dhe me gurë ndërhyrjes së policisë e më pas janë shpërndarë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Natë e tensionuar në Shkup, kërcënohen shqiptarët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›