Motra, si bëri vëllai dy vrasjet

07/05/2005 Dëshmia në gjykatë e 12 vjeçares që pa me sy ekzekutimet
TIRANË – Për të vërtetuar plotësisht autorin dhe mënyrën se si e kreu krimin e vrasjes së dyfishtë në familjen Hyska, në fshatin Kamenicë të Korçës, Kastriot Maksuti, akuza ka thirrur për të dëshmuar vajzën e vogël të familjes, e cila ka dëgjuar gjithçka. Megjithëse Kastriot Maksuti ka pranuar se e ka kryer vrasjen e nuses dhe vjehrrës me të drejtë, pasi ajo nuk ka dashur të shkojë tek ai, gjykata është e detyruar të vërtetojë shkakun e vërtetë.
Motra
Motra dhe vajza e viktimave ka qenë në shtëpi në momentin kur ish-dhëndri i inatosur ka hapur derën dhe nën kërcënimin e një arme tentoi të marrë me forcë bashkëshorten. Gjithçka, sipas vajzës 12-vjeçare, është bërë shumë shpejt. Kastriot Maksuti nuk ka pritur sa të sqarohet, por me të bërtitura është munduar të zgjidhë konfliktin dhe të marrë në shtëpi gruan e tij. Nisma e të pandehurit është kundërshtuar nga vjehrra, e cila nuk i ka shpëtuar plumbave të automatikut. Vajza e vogël i ka treguar më parë prokurorisë dhe gjykatës se momentin e vrasjes nuk e ka parë, pasi ka vrapuar për të njoftuar babain e saj, Fatmir Hyskën, që punonte në një shtëpi në fshat.
Babai
Në gjykatë është pyetur edhe babai e bashkëshorti i viktimës. Fatmir Hyska ka treguar ngjarjen para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në momentin kur u ekzekutua gruaja dhe vajza, Fatmir Hyska nuk ndodhej në shtëpi. Ka treguar se punonte tek një bashkëfshatar. "Erdhi vajza 12 vjeçe dhe më tha se në shtëpi kishte hyrë Kastrioti dhe po grindej me gruan. Lashë punën dhe u nisa, por atëherë ishte tepër vonë. Kastrioti kishte qëlluar kundër tyre me pistoletë dhe më pas ishte larguar me anë të një furgoni, të cilin e kishte marrë me forcë". Kastrioti, sipas dëshmisë së babait të viktimës, kishte vajtur për të marrë me forcë gruan e tij. "Vajza ime nuk e donte më. Ajo kishte arritur të dështonte dy fëmijë nga keqtrajtimet e Kastriotit. Por, ai ishte i sëmurë dhe kërkonte ta
merrte me forcë.
Ngjarja që akuzon të pandehurin
Kastriot Maksuti ka qenë i martuar me viktimën. Nga keqtrajtimet e shumta që i ka bërë bashkëshortes, ata nuk kanë arritur të bëhen me fëmijë. Dy fëmijë janë dështuar prej viktimës. Madje, ajo ka ikur nga shtëpia e burrit me krahë të thyer. Në këto kushte vendosë të mos kthehet më. Por, pasi ka kaluar një periudhë kohe, i pandehuri Kastriot Maksuti shkon për të marrë bashkëshorten me forcë. Kundërshtimi i saj ka bërë që Maksuti të qëllojë për vdekje mbi nënë e bijë. Pas krimit, i pandehuri me pistoletën në dorë është larguar përmes fshatit Kamenicë, duke marrë me forcë një furgon dhe duke i thënë drejtuesit të mos merrte pasagjerë, se do ta paguante vetë. Pas kryerjes së krimit ka ikur në Greqi, ku është kthyer në fillim të këtij muaji.