Vdes në aksident 84-vjeçari nga Tirana
07/05/2005 TIRANË- Një 84-vjeçar gjen vdekjen nga përplasja e një makine, të drejtuar nga një grua. Burime të Qarkullimit Rrugor thanë dje se aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në mesditë në Parkun e Autobusave, në kryeqytet. Një makinë e tipit benz 190 ka goditur për vdekje 84 vjeçarin Mehmet Meraj. Drejtuesja e automjetit, është larguar menjëherë nga vendgjarja, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të saj. Në një kohë mjaft të shpejtë uniformat blu të Tiranës arritën të identifikonin përgjegjësen e aksidentit e cila më pas u vetëdorëzua në polici, në të cilën do të presë masën e arrestit. Ekspertët do të nxjerrin dhe përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit.