Pranga dy të rinjve, vodhën një kasetofon
07/05/2005 TIRANË- Dy adoleshentë arrestohen teksa vidhnin kasetofonin e një makine, tip "benz". Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë se dje nga punonjësit e Komisariatit Nr.2 u krye arrestimi në flagrancë i U.C, 17 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë, i padënuar dhe A.M, 18 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar. Shtetasit e lartpërmendur në rrugën "Sami Frashëri”, janë kapur duke vjedhur kasetofonin e një mjeti, tip Benz, në pronësi të një shtetasi. Në cilësine e provave materiale adoleshentëve iu sekuestruan 3 kaçavida, 1 palë pinca, 1 palë dorëza plastike si dhe 1 radio dore.