E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndahet pasuria e ish-Jugosllavisë, s'ftohet Kosova

07/05/2005  Keshilli për ndarjen e pasurisë së ish-Jugosllavisë, dje në Shkup ka hapur çështjen e rreth një miliardë dollarëve që Banka Popullore e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë i kishte depozituar nëpër bankat e ndryshme anembanë botës. Sipas këtij Këshilli, aktualisht paratë nuk janë në llogaritë bankare, meqë janë tërhequr nga autoritetet serbe gjatë kohës së qeverisjes së Sllobodan Millosheviçit. Ndërkohë, ky Këshill është marrë vesh, për ndarjen e tetë tonë e gjysmë ar të Bankës Popullore të RSFJ-së, të depozituar në bankat zvicerane dhe franceze si dhe 220 milionë dollarë të deponuara në 13 banka komerciale të vendeve të huaja. Sipas marrëveshjes së arritur Maqedonisë do t'i ndahen 7.5 për qind nga ari, Kroacisë do t'i jepen 23 për qind, Sllovenisë 16, Bosnje e Hercegovinës 15.5 dhe Serbisë e Malit të Zi 38 për qind. Në bisedimet për ndarjen e pasurisë së mbetur pas shpërbërjes së Jugosllavise, nuk janë ftuar përfaqesues nga Kosova. Sipas të dhënave të Entit statistikor të ish-Jugosllavisë, nga viti 1990, të gjitha bankat në atë kohë Kosovës i kishin mbetur borxh rreth 3.4 milionë dollarë, bankat e huaja rreth 2 milionë dollarë, ndërsa Banka Popullore e Jugosllavisë për kursime devizore të qytetareve duhej t'u paguante qytetareve 130 milionë dollarë. Merret vesh se deri më tani, Qeveria e Kosovës vendeve negocuese dhe institucioneve ndërkombëtare u ka dorëzuar rreth 170 ankesa për përfshirjen e Kosovës në bisedimet për procesin e suksesionit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›