Motrat qëllojnë me thikë për të mbrojtur vëllanë
09/11/2004 Një ngjarje e pazakontë ka tronditur banorët e rrugës "Hasan Sufja" mesditën e datës 29 tetor. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se, rreth orës 12.00, në bar "Santa Maria", ka mbetur i plagosur pronari i lokalit. Ekzekutoret janë dy motra, të cilat punonin atje prej disa muajsh.
Ngjarja
Elida dhe Mirela Islami, përkatësisht 28 dhe 25 vjeçe, punonin te "Santa Maria" si efektiva të shërbimit. Dy motrat, bëjnë të ditur dëshmitarët, nuk ishin konfliktuar asnjëherë me ndokënd. Gjithçka nisi kur, një ditë, vëllai i tyre u grind me pronarin Andon Nikolla. Duke përfituar nga mosha e vogël e adoleshentit si dhe nga epërsia fizike, 45-vjeçari e keqtrajtoi kundërshtarin. Askush nuk iu gjend pranë minorenit për t'i dhënë një dorë. Vetëm pak minuta më pas, kur i rrahuri u rrëfeu historinë të motrave, ngjau e papritura. Pa denjuar as të kërkonin ndihmën e organeve të rendit, Elida dhe Mirela Islami, u kuptuan me njëra-tjetrën dhe vendosën të marrin hak. Rrëmbyen thikat në kuzhinë dhe iu vërsulën Andon Nikollës. Ndërsa njëra e mbante nga duart, tjetra e godiste ku të mundte me thikë, derisa e lanë pa ndenja përtokë. Me të kryer këtë veprim, motrat u larguan nga vendi i ngjarjes, duke u shpëtuar prangave të policisë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Dëshmia e tij dhënë për oficerët e policisë gjyqësore zbardhi motivet e ngjarjes. Paskëtaj, Mirela dhe Elida Islami u shpallën në kërkim. Por, deri më tash, policia nuk ka mundur t'i vërë në pranga. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.