E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame, gjykata rrëzon kërkesën për kalim kompetencash

09/11/2004  TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda iu përgjigj negativisht kërkesës së avokatit Ferdinand Doja, për të kaluar kompetencat për gjykimin e Altin Lames, në Shkallën e Parë të Tiranës. Sipas vendimit të gjykatës, lexuar nga gjyqtarja Liljana Baku, dosja penale me emrin e Altin Lames, akuzuar për disa vepra të ndryshme, ka ardhur për gjykim, para se të miratohej ligji numër 9276, për disa ndryshime në Kodin Penal. Në këto kushte, gjykata nuk e pa të arsyeshme që dosjen me emrin e Altin Lames, ta dërgojë për kompetencë në Shkallën e Parë. Në të njëjtin mendim ishte edhe prokurori i çështjes. Ndërsa avokati shtoi se ishte pregatitur që dosja të kalonte në Shkallën e Parë të Tiranës. Pas këtyre momenteve, Ferdinand Doja, nuk pranoi hapjen e procesit gjyqësor. Ai tha se gjendet i papregatitur për të bërë kërkesat paraprake dhe se për këtë qëllim do kohë të konsultohet me klientin. Gjyqtarja e detyruar nga kushtet, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datë 24 nëntor dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për këtë periudhë. Altin Lame akuzohet nga Prokuroria për veprat penale të vrasjes me paramendim, vrasjes me dashje, vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, falsifikim të akteve të gjendjes civile, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa laje. Është arrestuar disa kohë më parë në ambientet e lokal "Venecia". Nga drejtësia dyshohet se ka bashkëpunuar me Elidon Kotorrin në serialin e vrasjeve të kryera në fund dhjetorin 1999 dhe fillim të janarit 2000. Emri i Altin Lames doli pas gjetjes së gjurmëve të gishtave në një qese plastamsi në bagazhin e makinës, e cila pretendohet nga akuza se është përdorur për kryerjen e vrasjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›