E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toska: Sulmet e Lazaratit ndaj policisë

09/11/2004  Dosja Lazarat është prezantuar dje nga ministri i Rendit Publik, Igli Toska. Janë konsumuar vepra të shumta penale dhe nuk janë ndëshkuar pjesa më e madhe e autorëve. Toska ka bërë publik emrat e të kërkuarve, të pandehurve dhe të të arrestuarve. Ministri gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Rendit dhe SHISH-it për Lazaratin dje, tha se askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë forcat e policisë dhe për më tepër të qëllojë ndaj tyre me armë zjarri. Me kërkesë të disa deputetëve, ministri Toska raportoi në këtë komision për ndërhyrjen e forcave speciale të policisë RENEA në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ditët e fundit të muajit të kaluar. "Ndërhyrja e policisë për arrestimin e një personi të shumëkërkuar ishte e rregullt dhe e ligjshme. Nuk mund të ketë kundërshtim ndaj forcave të policisë me armë zjarri nga civilët dhe për këtë kërkoj zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia". Gjatë shpjegimeve, ministri është kundërshtuar nga disa deputetë të Partisë Demokratike, sipas të cilëve, në raste të tilla duhen krijuar ura bashkëpunimi mes policisë, pushtetit vendor dhe komunitetit.

Veprat penale

Vendosja e eksplozivit në urën e lumit në Gjirokastër, në vitin 1997, për të cilën ka filluar çështja penale, ku, sipas policisë, autorët e mundshëm janë Çlirim Proko, Krenar Gaba nga fshati Lazarat. Sulm me armë ndaj forcave të policisë, çarmatosja e postbllokut dhe vjedhja e mjetit të tyre në vitin 1998, është në tjetër çështje e pezulluar. Më 2 tetor 1998, banorë të Lazaratit kanë sulmuar forcat e RENEA-s dhe kanë plagosur 8 prej tyre. Për këtë, ka pohuar Toska, ka filluar çështja penale për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë si dhe vjedhjes me armë në bashkëpunim. Një tjetër çështje për të cilën po hetohet, sipas dosjes së prezantuar nga ministri, është dhe sulmi ndaj godinës së SHIK-ut, vjedhja e armatimit të disa punonjësve, më 9 nëntor 1998. Vjedhja me armë e disa shtetasve që ushtronin aktivitet tregtar në janarin e vitit 2000, është shoqëruar me nxjerrjen e 10 urdhërave ndalimi të Prokurorisë së Gjirokastrës. Sulmi me armë ndaj blindit të policisë është mëkati i radhës i Lazaratit, e shndërruar në dosje me katër të pandehur.

Sulmet

Vrasje e mbetur në tentativë, plagosja e policit G.Hida, punonjës i grupit të gatshëm të Komisariatit Gjirokastër, ka akuzuar të pandehurin Razip Mahmutaj, që është dënuar nga gjykata me 22 vjet heqje lirie. Shkallëzimi i veprave penale të shënuar në dosjen e Lazaratit kulmon më 11 nëntor 2000, ku një grup banorësh të këtij fshati kanë penguar dhe kanosur për shkak të detyrës, Makbule Çeçon, në fushatën e saj gjatë kandidimit për deputete. Incidenti i parafundit është sulmi me armë ndaj helikopterit të Interforce më 18 gusht 2004, që monitoronte fshatin për të dokumentuar ekzistencën ose jo të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.

Memia: Një grup deputetësh do të shkojë në fshat

"Toska vazhdon të jetë i papërgjegjshëm, mban qëndrim armiqësor me pushtetin

vendor dhe me popullin e Lazaratit, nga ana e tij duhet të shpjegojë nëse ka

tejkalim kompetencash dhe ligjore nga forcat e policisë në realizimin e këtij

aksioni". Ai nuk nuk bën këto shpjegime. Nga investigimet e bëra rezulton se,

policia në këtë aksion dhe forcat e përdorura kanë ushtruar terror në fshat.

Për të realizuar këtë aksion, ku është kapur dhe arrestuar një person në

kërkim, ka një kosto shumë të lartë, janë plagosur 4 qytetarë të pafajshëm,

mes tyre një mësues, gjë e cila është e papranueshme. Gjithsesi, ka pohuar Memia, ne kemi mbështetur dhe mbështesim çdo përpjekje për të zbatuar ligjin, për të goditur

krimin dhe kriminelët. "Ne dëgjuam ministrin sot, pavarësisht nga dyshimet

që kemi nga deklarimet e tij, një grup deputetësh do të shkojnë në Lazarat

dhe do të marrin kontakte me përfaqësues me pushtetin vendor, përfaqësues të

policisë, prefekturës, dhe më pas do të paraqesim qëndrimet tona për këtë

ngjarje në të cilën jemi të angazhuar".

Kërkesa e Komunës drejtuar Kuvendit

Këshilli i Komunës pas përplasjes më të fundit me policinë e fshatit ka kërkuar që të investigohet për ngjarjen e 27 tetorit, ku, sipas tyre, forcat e policisë në orët e vona të natës kanë ndërhyrë, duke keqtrajtuar e masakruar edhe me armë zjarri banorë të pafajshëm. Kërkesa i adresohet Komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, për të mundësuar një hetim të paanshëm dhe ligjor, sa u përket veprimeve antiligjore të Policisë së Shtetit. Lazaratasit kërkojnë që, parlamentarët që do të merren me këtë çështje, të pyesin të gjithë të dëmtuarit dhe banorët e tjerë për të ardhur në përfundim sa më të bazuar në prova e fakte, por që nuk kanë njëanshmëri në mbledhjen e tyre.

Të dyshuar për vepra të ndryshme që nga 1997 deri më 2004

1-Adil Aliko

2-Refat Rabi

3-Adriatik Gaba

4-Beqo Avdyli

5-Çlirim Proko

6-Artur Gjini

7-Razip Mahmutaj

8-Shamet Aliko

9-Eduart Boci

10-Xhaferr Avduli

11-Xhelo Gërveshi

12-Dervish Gjyli

13-Kastriot Basha

14-Qemal Krishti

15-Jasemin Gjollesha

16-Ethem Proko

17-Zagoll Aliko

18-Damin Aliko

19-Helidjan Cako

20-Krenar Skënduli

21-Serjan Çela

22-Sokol Skendi

23-Sabri Shurdhi

24-Lorenc Basha

25-Roland Xhelo

26-Rebani Boci

27-Dalip Brahmi

28-Bejkat Aliko

29-Drini Aliko

30-Hulo Toti

31-Virjon Proko

32-Atrim Aliko

33-Ali Basha

34-Roland Mahmuti

35-Alket Boci

36-Lezo Brahimi

37-Florian Shurdhi

38-Bledar Toti

39-Arsen Aliko

40-Ali Rapi

41-Valdomir Buci

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›