SHISH-u përgjon telefonat e SHKB
09/11/2004 Nga dyshues në të dyshuar. Shërbimi Informativ Kombëtar ka nisur përgjimet e celularëve të inspektorëve dhe krerëve të SHKB-së. Aludimet, sipas të cilëve punonjësit sekretë të policisë, korruptohen, bëhen shkas që të lindë përplasja mes dy institucioneve të ngjashme.
Përgjimet
Përgjimi i bisedave telefonike të inspektorëve të SHKB-së ka vetëm pak kohë që ka nisur. Burime të besueshme nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se, megjithë hezitimin e këtij dikasteri, shërbimi sekret ka insistuar në procedurën që posa ka filluar. Shkas për këtë është bërë dhe debati i fundit në Parlament lidhur me 150 dosjet e paplota dhe me shkelje të dërguara në Prokurori nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Me të marrë Ok-in, aparati i përgjimit nisi nga puna. Tendenca kryesore e tij është zbardhja e bisedave kompromentuese të inspektorëve. Mitmarrja dhe deformimi i të dhënave për çështje inati apo hakmarrje, përbën thelbin e dyshimeve të SHKB-së. Nuk është habi që një pjesë e konsiderueshme e informacioneve, që godasin emra të njohur në polici, janë të sajuara, në funksion të interesave të aksh klani të caktuar. Pritet që së shpejti, inspektorët e korruptuar apo që bëjnë lojën e ndokujt, të flaken nga radhët e bluve si dhe të ndiqen penalisht për shkelje në detyrë.
Kostoja
Jo gjithmonë inspektorët e SHKB-së ankohen se teksa komunikojnë në celular dëgjojnë zhurmë. Të njëjtat burime saktësojnë se bisedat e tyre telefonike përgjohen vetëm një pjesë të kohës. Kjo procedurë është shumë e kushtueshme për shtetin. Ndaj, nuk praktikohet gjatë gjithë kohës. Nuk vihet në dyshim se të gjithë punonjësit sekretë survejohen, por duke iu referuar një grafiku të caktuar. Kësisoj, brenda një dite, grupet me numra telefoni herë zhurmojnë, e herë jo. Çka do të thotë se "kolegët" në SHISH u lënë disa orë liri për të bërë bisedat intime. Më pas, përsëritet e njëjta procedurë me listën tjetër të telefonave. Më së shumti, mësohet se përgjohen inspektorët që posa kanë marrë në duar një dosje të rëndësishme dhe që lë hapësira për të manipuluar. Nëse hetimet mbi materialet zgjasin mbi kohën e caktuar, Shërbimi Informativ survejon gjatë gjithë kohës inspektorin e dyshuar.
Tiranë, shtohen efektivat
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës do të shtohet me efektiva të rinj. Burime nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se, nga 7 inspektorë që janë aktualisht, SHKB-ja do të "rekrutojë" dhe 2 të tjerë. Rritja e numrit të punonjësve është një kërkesë e hershme e krerëve të sektorit. Kjo vjen si pasojë e fluksit të madh të dosjeve që po hetohen nga inspektorët. Urdhri është firmosur dhe të posaemëruarit do të nisin nga puna brenda kësaj jave.