Trafiku, sekuestrohet nje klinike dhe tre makina
30/10/2004
Trafiku, sekuestro klinikës luksoze dhe 3 makinave
TIRANË –Nga viti 1998 deri në 2003, shfrytëzuan dhe trafikuan për qëllime përfitimi një vajzë nga Fieri. Të gjitha të ardhurat shkonin në duart e dy vëllezërve, Meritan dhe Stefan Sula. Tri ditë më parë, dy fierakët ranë në prangat e policisë, ndërsa dhjetë ditë më parë, për ta ishte dhënë masa e arrestit në mungesë. Në orën 10.30 minuta të ditës së djeshme, dy vëllezërit me pranga në duar, të veshur me kostum, zbritën nga makina e policisë. Në katin e katërt të gjykatës, nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, atyre iu komunikua masa e arrestit dhe u njohën me provat e sjella nga drejtësia belge. Akuza ka vendosur sekuestro për një klinikë luksoze dhe tri makina në Fier, pronë e vëllezërve, që dyshohet se ka origjinë trafikun. Prokurori i Krimeve të Rënda, Etjen Kapo, kërkoi që dy vëllezërit të mbeten në burg pa afat, pasi për një periudhë të gjatë kanë arritur të kenë përfitime nga trafikimi i një vajze. Për më shumë se një vit, drejtësia belge arriti të grumbullojw prova dhe të plotësojw dosjen penale në ngarkim të vëllezërve, Meritan dhe Stefan Sula. Pas kësaj faze, dosja iu përcoll organit të Prokurorisë për krime të rënda.
Ngjarja
Në vitin 1998, dy vëllezërit nga Fieri njihen me një vajzë, rreth moshës 18 vjeçe. Pasi arrijnë të bëjnë dokumente false, nisen drejt Belgjikës. Për pesë vjet, vajza e detyruar nga rrethanat, punoi në semafor. Të ardhurat shkonin në duart e dy vëllezërve. Ndërsa nga ana e tyre, të pandehurit nga Fieri e kishin rregulluar që gjithçka të ecte normalisht. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata nuk qëndronin të dy në Belgjikw. Ata venin dhe vinin në Fier sa herë të donin. Një gjë ishte e sigurtw, një prej vëllezërve duhet të qëndronte patjetër në Belgjikw, për të mbikwqyrur vajzën dhe për të marrë në dorëzim paratë. Akuza deklaroi se, vajza ka bërë një tjetër kallwzim në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Nga të ardhurat e grumbulluara si pasojë e trafikimit të vajzës, të pandehurit kanë vënë një pasuri jo të vogël. Sipas akuzës, në Fier, dy vëllezërit kanë hapur një klinikë private. Në të kanë futur edhe një skaner. Kështu fitimet ishin të dyfishta. Nga njëra anë vajza në Belgjikë dhe po me paratë e saj, vazhdonte puna në Fier. Gjithashtu në emër të tyre janë të regjistruara edhe tre automjete, tip i ri.
Sekuestro
Pasuria e vëllezërve nga Fieri është vënë nën sekuestro nga organi i Prokurorisë për Krime të Rënda. Prokurori tha se ende nuk është vlerësimi i pasurisë që figuron në emër të pandehurve. Ndërsa, vajza e trafikuar është riatdhesuar dhe tashmë ndodhet në një nga qendrat e rehabilitimit. Sipas prokurorit, vajza ka bërë denoncim në policinë belge, menjëherë sapo është arrestuar. Një operacion i policisë bëri që vajza nga Fieri së bashku me disa të tjera që bënin profesionin e prostitutës, të binin në pranga. Nuk ka ngurruar aspak për të treguar emrat e personave që e shfrytëzonin. Prokurori Etjen Kapo tha se, me vajzën do të bëhet edhe një seancë ballafaqimi.
Alma Çuka