E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne prokurori dy terroristët e listë së zezë

30/10/2004  

TIRANË -Drejtoria Kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, kallëzon për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës, dy anëtarë të listës së financiesve të terrorizmit, të cilët dyshohet se kanë patur aktivitet financiar në Shqipëri. Burime zyrtare nga institucioni i hetimeve në kryeqytet, thanë dje se menjëherë pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Financave, hetuesit kanë filluar hetimet.

Hetimi

Prokuroria do të kërkojë informacione nga shumica e bankave që operojnë në Shqipëri, për të zbuluar llogaritë bankare që kanë ose mund të kenë patur të kallëzuarit. Menjëherë pas zbulimit të llogarive bankare dhe pasurive të dy të dyshuarve, organi i akuzës do ti kërkojë Gjykatës dhënien e vendimit për sekuestrimin e tyre. Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, kanë paraqitur të dhëna për adresat dhe karakterin e pronave të dy të dyshuarve, në Shqipëri. Sipas Prokurorisë së Tiranës, të gjitha këto prona, do të sekuestrohen me vendim të Gjykatës, menjëherë pas vertetimit, se pronësia e tyre, u përket dy personave të dyshuar.

Terroristët

Një ditë pasi Qeveria shqiptare, miratoi listën ndërkombëtare të financuesve të terrorizmit, në kallëzimin penal që ka bërë Ministria e Financave thuhet se njëri prej dy personave të deoncuar ka kryer aktivitet ndërtimesh në Shqipëri, ndërsa nuk ka shumë të dhëna, për aktivitetin e tij, gjatë viteve të fundit. Por nëse për personin e parë, ekzistojnë disa të dhëna, personi i dytë paraqitet “misterioz” për hetuesit. Ata thonë se edhe prania e tij në slitën e financuesve të terrorizmit, mund të jetë pasojë e strategjisë së tij, në zbatim të së cilës ai ka nrydhuar identitetin e tij edhe në dokumentacionin që verteton pronësinë e disa prej pasurive që ka në zotërim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›