Motrat shqiptare sukses ne Hollivud

Motrat Greta dhe Vilma Zenelaj janë dy vajza me origjine shqiptaro-amerikane, te cilat tashme kane filluar karrierën e tyre ne Hollivud por qe kane themeluar edhe kompaninë e tyre filmike te quajtur ?Colored Films?. Motrat kane përfunduar tashme 2 filma me metrazh te gjate, te cilësuar nga kritika si te suksesshëm. Premiera e filmave te titulluar ?What do I do now? (Çfarë te bej tani) dhe ?In the woods? (Ne pyll) do te shfaqet me date 19 mars ne Ontario te Kanadasë. Ne filmin ?Çfarë te bej tani? flitet për jetën e një vajze shqiptare ne fillim te viteve 90. Nga kritiket e kinematografisë hollivudiane, filmat ndonëse janë realizuar me një buxhet te kufizuar, kane një sukses te dyfishte për vete faktin se janë shkruar dhe drejtuar nga Vilma ndërsa motra tjetër, Greta luan rolin kryesor. Pritet qe se shpejti te dy filmat te konkurrojnë ne ?Festivalin e Syrit Femëror? qe do te mbahet ne mars ne Toronto dhe ne ?Festivalin e filmit ne New York? qe do te mbahet ne prill. Kompania filmike e motrave shqiptare ?Colored Films? është hapur ne vitin 2008 dhe është e para dhe deri me tani e vetmja kompani kinematografike shqiptare ne Hollivud.
Shpërndaje