E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaka, titullar ndaj Anglisë?

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 11:14

Granit Xhaka mund të luajë nga minuta e parë për Zvicrën, në ndeshjen e saj kualifikuese për ‘Euro 2012’, të cilën do ta zhvillojë të shtunën kundër përfaqësueses së Anglisë.

Mediat zvicerane kanë raportuar se selektori i ekipit helvetik, Ottmar Hitzfeld është ndarë i kënaqur me formën aktuale të mesfushorit kosovar, pas stërvitjeve disaditore, të cilat kjo skuadër i përfundoi të enjten.

18-vjeçari i Baselit ndihet i gatshëm për të debutuar me këtë përfaqësuese, nëse i jepet rasti nga trajneri gjerman.

“Natyrisht, unë dëshiroj të luaj. Por, nëse kjo nuk ndodh, nuk do të ishte fundi i botës. Unë jam falënderues vetëm për faktin që jam ftuar në Kombëtaren A”, ka thënë Xhaka për portalin e njohur zviceran, blick.ch.

Përpos Xhakës, në ndeshjen e Wembleyt pritet që për Zvicrën nga minuta e parë të luajnë edhe dy futbollistët e tjerë kosovarë, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri. Kurse, dy lojtarët e tjerë shqiptarë të ekipit helvetik, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli mund të inkuadrohen nga bankina e rezervistëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›