E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Reali do ta mposhtte Man Utd-in

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 11:08

Iker Casillas beson se Real Madridi do ta mposhtte Manchester Unitedin, nëse do të takoheshin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti madrilen vetëm e përcolli ndeshjen derisa kampioni i Anglisë u mposht bindshëm 3-1 nga rivali i tyre kryesor, Barcelona, në finalen e fundjavës së shkuar në Wembley.

Gjiganti katalon kishte eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale të garës si dhe i mposhti ata në garë për titull në La Liga.

Mirëpo, rezultati i finales në Ligën e Kampionëve ka përforcuar besimin e Casillasit se dy ekipet e para të Spanjës janë më të mirat në Evropë.

“Nëse Real Madridi do të ishte në finale të Ligës së Kampionëve, do të kishim fituar kundër Manchester Unitedit. E kam ditur se fituesi i gjysmëfinales Real Madrid - Barcelona do të fitojë garën. Ne jemi dy ekipet më të forta në Evropë”, tha Casillas për të përditshmen sportive spanjolle, Sport. Reali nxori një formë të hakmarrjes ndaj Barcelonës, duke e mposhtur në finale të Copa del Rey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›