Nga Riza Tafilaku
Tërbuni: Aga (Guga), Çeka, Mone, Sulollari, Çerepi, Karaj, Rroça, Metani (Pepa) Vaze, Kulli, Agastra Trajner E. Dalipi
Mamurrasi: Myrto, Baqi, Hima, Lushi, Verdi, Pustina, Almeta, Shima, Selaci, Meta, Bega Trajner S. Bardhi
Shënues: Meta 35, Agastra 59 (Penallti)
Në kompleksin sportiv në Kamëz u zhvillua dje ndeshja midis Tërbunit dhe Mamurrasit. Një ndeshje që u ndoq me mjaft interes nga qindra sportdashës. Ishte një miqësore, por nga mënyra se si u zhvillua, ku nuk munguan golat dhe loja e bukur, herë-herë të jepte idenë se po zhvillohej një takim për kampionat. Në minutën 5-të dhe të 7-të pukjanët japin sinjalet e para, pas dy rasteve të Kullit dhe Rosaj, por pa mundur të realizojnë. Pas minutës së 15-të, Mamurrasi rrit presionin në gjysmëfushën kundërshtare, por mundësitë që patën Shima dhe Selaci nuk përfunduan në rrjetë. Duhej të vinte minuta e 35-të, kur pas një krosimi nga e djathta e Pustinës, Meta shënon golin e parë për ekipin e tij dhe Mamurrasi e sheh veten në avantazh. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Fraksioni i dytë i lojës ishte i vrullshëm për pukjanët, ku nuk munguan rastet për shënim. Në minutën e 59-të gjyqtari akordon një penallti. Agastra tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11metërshit duke barazuar shifrat e takimit. Tërbuni, pas këtij momenti arrin ta dominojë plotësisht sfidën, por rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar deri në fund të këtij testi. Hyrja në fushën e blerët e Oliver Pepës, tek ekipi i Tërbunit rriti ndjeshëm nivelin e lojës duke i dhënë një frymëmarrje të plotë skuadrës dhe duke krijuar një dyshe mjaft të mirë Agastrën.
E veçanta Takimi u ndoq nga dy presidentët e klubeve sportive, Ded Ndreca dhe Petrit Syla. I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë Pukë, Beqir Arifaj dhe shefi i klubit sportiv të Tërbunit, Bujar Mehaj.