Gramozi, largohet sulmuesi brazilian, Fernando Costa Neto
Nga KRISTI LILO
Sulmuesi brazilian, Fernando Costa Neto, i ardhur para një jave bashkë me tre bashkëpatriotët e tij nuk ka mundur të bindë stafin drejtues, duke u larguar përfundimisht nga Gramozi. Edhe pse në ditët e para ky futbollist u mendua se do të ishte pika kryesore e kolonjarëve ai tregoi rënie në lojën e tij .Kjo e detyroi trajnerin e ekipit Visi Peçi që ditën e sotme ta largojë përfundimisht atë. Por sipas numrit 1 të stolit të skuadrës juglindore, skuadrës pritet ti bashkohen të tjerë lojtarë latinë. Ndërsa lojtarët nga qyteti i Korçës vazhdojnë të jenë në provë te Gramozi dhe pritet dita e shtunë ku do të luhet takim miqësor me Pogradecin në Ersekë, të shihet se kush nga këta do të marrë pëlqimin nga stafi drejtues, i cili duket se është tepër i motivuar për të ndërtuar një ekip të denjë për tu ngjitur në kategorinë e parë.