Mourinho: Fitonim edhe me 7 lojtarë

Edhe pas fitores në derbi kundër Milanit trajneri i Interit Hose Mourinho nuk e humbet mundësinë për të provokuar kushërinjtë e Milanos edhe pas ndëshkimit me karton të kuq të diskutueshëm të Sneijder. "Jam i lumtur pasi kemi treguar vlerat tona", është shprehur Mourinho pas ndeshjes. "Këtë ndeshje mund ta fitonim edhe nëse do të luanim me 7 lojtarë. E vetmja mënyrë për ta humbur ndeshjen ishte vetëm nëse do të luanim me 6 lojtarë në fushë", theksoi ai.
Mourinho e ka kapur me gjyqtarët kohët e fundit dhe nuk ka munguar një batutë as për gjyqtarin e takimit të mbrëmshëm Roki". Sipas meje ai ka bërë gjithçka që ne të humbnim takimin", shtoi Mourinho.