E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beirut/ Rrëzohet në det avioni, 85 pasagjerë në bord

Një aeroplan 'Ethiopan Airlines' me 85 pasagjerë në bord, u rrëzua në orët e para të ditës së hënë në detin Mesdhe menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Beirutit.
Bëhet e ditur se aeroplani është tip Boeing 737, dhe u zhduk nga radari pas pesë minutash fluturim.
Burime pranë aeroportit njoftuan se rreth 50 pasagjerë që ndodheshin në bord i përkisnin kombësisë libaneze, ndërkohë shumica e të tjerëve ishin etiopianë.
Burimet bënë të ditur gjithashtu se avioni u nis menjëherë sipas orarit të caktuar të orës 07.10 p.m, duke fluturuar nga jugu në perëndim.
Websaiti 'Ethiopian Airlines' njoftoi se avioni i tipit Boying 737 në atë orar kishte një fluturim nga Beiruti për në kryeqytetin Etiopian Addis Ababa.
Sipas një burimi, banorët e Beirutit në bregdet kanë parë një avion i cili është rrëzuar dhe përpirë nga flakët. Gjithashtu thuhet se avioni ishte nisur herët gjatë natës nga Addis Ababa.
Qindra etiopianë punonin si ndihmës të brendshëm në Liban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›