E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babaj, në mes Trepçës e Drenicës

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 11:22

Pasi ka vendosur të kthehet në futbollin kosovar pas më shumë se 10 vjetësh, Shpëtim Babaj do ta zgjedhë ekipin e tij të ri të premten. Mesfushori kosovar ka oferta nga Vëllaznimi, Drenica e Trepça, por mundësi më të mëdha kanë dy të fundit.

“Vëllaznimi është më larg, do të zgjedh në mes të Drenicës dhe Trepçës. Gjithçka do të dihet të premten pasdite”, u shpreh Babaj për Express.

Mirëpo, ai ka oferta edhe prej skuadrave nga Kazakistani, Azerbajxhani e Ukraina. 29 vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën jashtë vendit, nëse arrin ndonjë ofertë e mirë, e cila do t’ia ndryshonte mendjen.

Babaj pati një karrierë të bujshme jashtë vendit, duke luajtur për shumë skuadra si: Rudar Velenje, NK Smartno, Besa Kavajë, Elbasani, Zorya Luhansk, Shakhter Karagandy, Gramozi Ersekë, Tirana.

Por, mesfushori kosovar thotë se është lodhur duke luajtur jashtë vendit dhe tash është i vendosur që, për shkaqe personale, të luajë në futbollin kosovar, ku planifikon ta kalojë së paku sezonin pranveror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›