Mourinho i beson Kakas

Leite Kaka ka bërë të ditur se dëshiron të shpaguan besimin që trajneri i Real Madridit Jose Mourinho tregoi për të pas problemeve të tij me lëndime.
Kaka erdhi në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2009 për gati 70 milionë euro dhe bëri 33 paraqitje në sezonin e tij të parë me Los Blancos.
Mirëpo, edicionin e kaluar ai vuajti nga lëndimet e shpeshta ndërsa me ardhjen e Mesut Ozilit dhe Andel di Marias ka humbur vendin në formacionin bazë.
Por, Kaka është zotuar të tregon vlerën e tij në klub në përpjekje të shpaguan besimin e Mourinhos.
“Mourinho gjithmonë kishte besim në mua. Ai mund të kishte thënë se nuk llogarit më në mua por ai beson se mund ti ndihmoj ekipit. I gjithë stafi teknik më ka ndihmuar dhe më ka dhënë fuqi të vazhdoj të përmirësohem” tha Kaka për uebfaqen zyrtare të Realit.