Tevez i lumtur që mbeti në Man City

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 15:15
Kia Joorabchian ka thënë për talkSPORT se klienti i tij Carlos Tevez është i lumtur të mbetet në Manchester City.
Sulmuesi më herët gjatë verës paraqiti kërkesë për largim duke theksuar se dëshiron të jetë më afër dy vajzave të tij në Argjentinë por dështoi të transferohet para mbylljes së afatit kalimtar të verës të mërkurën.
Joorabchian ka thënë se Tevez mund të respekton kontratën e tij që skadon më 2014 pasi familja e tij i është bashkuar në Angli.
“Carlos është i lumtur në klub. Ndoshta tani do të rehatohet dhe gjithçka do të jetë në rregull” tha Joorabchian.