E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho i impresionuar me De Rossin në mbrojtje

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i impresionuar nga mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, në qendër të mbrojtjes për Italinë.

De Rossi bëri një punë të jashtëzakonshme duke bllokuar sulmin spanjoll në barazimin 1-1 të Italisë ndaj Spanjës.

“De Rossi ishte i shkëlqyeshëm. Ai ishte përfundimisht një prej italianëve më të mirë në atë ndeshje. Mendoj se Azzurrët mund të shkojnë larg në këtë garë”, ka thënë Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›