E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho ia tregon derën Kakas

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka bërë të ditur se Leite Kaka nuk do të ketë vend në skuadër në rast se vendos të mbetet në Santiago Bernabeu.

Braziliani mbeti jashtë ekipit për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës dhe Mourinho shpjegoi arsyen.

“E dija se kisha Gonzalo Higuainin dhe Angel Di Marian nëse më nevojitet të bëjë ndonjë ndryshim sulmues gjatë takimit. Po ashtu ishin Esteban Granero dhe Lass Diarra në mesfushë dhe dy mbrojtës të tjerë në bankë, kështu që nuk kishte vend për Kakan”, deklaroi Mourinho. Kaka spekulohet me rikthim në Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›