E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stramaccioni mirëpret Pereiran

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni është shprehur i lumtur që gjiganti italian arriti marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos, Alvaro Pereira.

Reprezentuesi uruguaian në muajt e fundit është spekuluar me transferim në Giuseppe Meazza dhe marrëveshja u arrit të premten.

“Dua ti falënderohem Marco Brancas dhe Piero Ausilios. Drejtori teknik ka qëndruar në Portugali në 48 orët e fundit dhe është kthyer me futbollistin që kërkuam, Alvaro Pereira”, deklaroi Stramaccioni për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›