E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho kërkon fitoren e parë, në Barcelonë

Për një njeri dhe trajner kaq shumë krenar, ky realitet duket si një poshtërim. Jose Mourinho do të dalë sonte në orën 23:00 në tempullin e futbollit “Camp Nou” të Barcelonës me synim që të arrijë më në fund fitoren e parë aty. Reali i tij do të vizitojë shtëpinë e kampionëve të Spanjës dhe të Europës, aspak i ndihmuar nga rezultati i ndeshjes së parë në “Bernabeu”, që ishte një barazim 2-2.
 

Historia e portugezit në “Camp Nou” nis shpejt, që kur ai ishte ndihmës dhe përkthyes i Sir Bobi Robsonit më 1996, ndërsa anglezi ishte caktuar trajner pikërisht i Barcelonës. Në atë periudhë, ai ndihmoi Robsonin që kishte mentalitet sulmues, me aftësinë e tij në lojën mbrojtëse.

Zikaltërit dhe katalanasit u ndeshën 4 herë në Champions në sezonin 2009-2010 kur erdhi triumfi final i portugezit që arriti ta eleminonte Barcelonën në gjysmëfinale me dy rezultate, 3-1 në Milano dhe 0-1 në “Camp Nou”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›