Valbulena i ofrohet Arsenalit

Klubi francez, Marseille ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Arsenalin për t`ua shitur mesfushorin kreativ, Mathieu Valbuena.
"Mathieu ka qenë me ne për 6 vjet dhe ne jemi të gatshëm të hapim negociata me Arsenalin nëse ata duan ta blejnë”, ka thënë Jose Anigo , drejtor sportiv i klubit francez.
Ai ka thënë se për ta, Valbulena është i rëndëshëm, por duke e respektuar lojtarin janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për të.