E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho mund ta zëvendësojë Fergusonin

Ish menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ndien se vetëm Jose Mourinho mund ta zëvendësojë Sir Alex Fergusonin në Manchester United, kur skocezi të vendos të pensionohet.

Fergie ka qenë drejtues i ‘Djajve të Kuq’ për 26 vjet, duke i fituar 12 tituj në Premierligë dhe dy Liga të Kampionëve.

“Kur Ferguson të tërhiqet, nuk do të ketë shumë kandidatë seriozë për ta zëvendësuar. Por, mendoj se Mourinho është i aftë ta zëvendësojë trajnerin më të suksesshëm në Britani. Jose po përgatitet për këtë sfidë dhe nuk do të befasohesha nëse emërohet menaxher i Unitedit”, deklaroi Redknapp për tabloidit The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›