E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk kthehet në Old Trafford

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e pranon se do të dëshironte ta ketë në ekip ish lojtarin e tij Cristiano Ronaldo, por mendon se kjo është një ambicie jo reale.

Së fundmi, ylli portugez e ka pranuar se i mungon trajneri skocez, por një rikthim i tij në Old Trafford duket i pamundur.

“Ka gjithmonë mundësi që Ronaldo ta lë Realin, kurrë nuk i dihet. Do të doja të mendoj se ai mund të rikthehet në Old Trafford, por nuk mendoj se kjo do të ndodh. Bëhet fjalë për një shumë të jashtëzakonshme parash. Sa mendoni se mund të kushtojë ai? Ai definitivisht nuk mund të blihet”, është realist 70 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›