Lazio fiton derbin e Romës

Dueli u ndez menjëherë në minutën e shtatë kur portieri i Romës, Marten Stekelenburg u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit të Lazios, Miroslav Klose kur edhe u akordua penallti në favor të ekipit të Edy Rejas. Mesfushori Hernanes ishte i saktë dhe kaloi Lazion në epërsi.
Por, Roma, pavarësisht inferioritetit numerik arriti të barazojë rezultatin nëpërmjet sulmuesit Borini në minutën e 16-të. Pjesa e parë përfundoi 1-1. Kurse, ajo e dyta solli raste për të dyja skuadrat por që nuk u konkretizuan deri në minutën e 62-të kur mesfushori Mauri riktheu Lazion në epërsi.
Forcat në fushë u barazuan në minutën e 86-të kur mbrojtësi i Lazios, Scaloni u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Roma insistoi deri në fund por nuk e gjeti golin e barazimit. Festa i takon Lazios.