E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona humb Sanchezin

Sulmuesi i Barcelonës Alexis Sanchez ka qarë një muskul në kofshë dhe do të qëndrojë jashtë fushës për 10-15 ditë, ka njoftuar skuadra kampione e Evropës dhe Spanjës nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare.

Ylli kilian u dëmtua në përfundim të fitores 3-1 ndaj Sporting Gijonit të shtunën pas inkuadrimit në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë.

Ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit të mërkurën dhe ndaj Racing Santanderit në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›