Pastore zgjedh Higuainin

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore ka theksuar se nëse do të mund të zgjidhte një futbollist për ta sjell atë në klub, atëherë ai do të ishte bashkëkombësi i tij argjentinas, sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain.
“Do të më pëlqente të sillja një futbollist si Higuain. Ai do të ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe do ta bënte dallimin në Francë. Por, ai është në Real Madrid, andaj nuk gjendet në një klub më të vogël se PSG” deklaroi Pastore për CNN.