E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carvalho drejt Anzhit

Qendërmbrojtësi Ricardo Carvalho do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni dhe sipas gjitha gjasave do të transferohet në Rusi te Anzhi Makhachkala, kanë njoftuar mediet spanjolle.

33 vjeçari i cili iu bashkua Realit në vitin 2010 nga Chelsea, ka humbur vendin në formacionin bazë të gjigantit madrilen dhe pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Carvalho thuhet se do t’i bashkohet sulmuesit Samuel Eto’o te skuadra e Anzhit, që së fundmi ka angazhuar për trajner, holandezin Guus Hiddink.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›