E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho nuk largohet në qershor

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të Jose Mourinhos gjatë verës nga klubi spanjoll. 48 vjeçari thuhet se mund të rikthehet në Premierligë, në fund të sezonit, pas mosmarrëveshjeve me lojtarët e tij dhe humbjeve të vazhdueshme nga rivali Barcelona. “Ne nuk jemi të brengosur me atë që thuhet. Jemi mjaft të lumtur me të dhe besoj se ai do të mbetet në klub. Çdo javë hapet një temë dhe si gjithmonë, ato nuk qojnë peshë për ne”, deklaroi Butragueno.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›