Ramos, i lumtur për fitoren

Sergio Ramos ia dhuroi fitoren Real Madridit, me golin që e shënoi në pjesën e parë ndaj Getafes. Puna e pandërprerë e ka sjell edhe suksesin, mendon mbrojtësi spanjoll. “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari që gjithmonë na ka vështirësuar gjërat. Jam i lumtur që fituam dhe që shënova gol. Rezultati 1:0 është i mjaftueshëm për t’i marrë tri pikë. Kjo na motivon ne të luftojmë edhe më shumë në ligë dhe të punojmë fort. Jam i lumtur me sezonin që po e kaloj. Po e gjej balancën, shpresoj të vazhdoj në këto nivele edhe për disa vite”, tha Ramos.