E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cafu: E ardhmja ne muajin janar

Kampioni i dyfishte i botes e ka shtyre vendimin per vitin tjeter. Ai ka theksuar se ka oferta nga Brazili dhe vende te tjera.

Marcos Cafu nuk ka luajtur asnje ndeshje qe prej fundit te sezonit kur perfundoi edhe kontraten me Milanin. Lojtari brazilian, i cili ndodhet ne fund te karrieres, nuk ka marre ende nje vendim per t’u larguar pergjithmone nga futbolli i luajtur.

Kampioni i dyfishte i botes e ka shtyre vendimin per vitin tjeter. “Nuk kam vendosur ende asgje por ne muajin janar do marr nje vendim perfundimtar, nese duhet te vazhdoj ose te ndaloj pergjithmone. Kam disa oferta, si nga Brazili si edhe nga vende te tjera”, shprehet ish mbrojtesi i kombetares selecao.

38 vjecari ka pohuar gjithashtu se vazhdon stervitjen e vecuar, por thekson se nese do rihyje ne fushe, nuk mund te pritet qe te dhuroje rendiment te larte loje. “Klubi im i ardhshem mund te varet shume nga skema e lojes dhe trajneri qe do kete ne perberje. Jashte Brazilit do ishte shume me e veshtire per mua”, shton ish lojtari i Milanit dhe Romes. “Kam fituar gjithcka qe nje lojtar mund te fitoje dhe nga ky aspekt ndihem i realizuar”, perfundoi Cafu. 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›