Rossi drejt largimit nga Villarreali

Menaxheri i Giuseppe Rossit ka njoftuar se klienti i tij do të konsiderojë largimin nga Villarreali në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi italian gjatë verës së vitit të kaluar spekulohej me transferim te Barcelona ose Juventus por në fund mbeti në Villarreal.
“Në moshën 25 vjeç ai ka dëshirë të fitojë diçka dhe për ta arritur këtë duhet të luani në një skuadër të rëndësishme. Nuk them se Villarreali nuk është klub i rëndësishëm por për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të luani për njërin prej pesë ekipeve më të mira në botë” tha Federico Pastorello.