Serie A shumë taktike

Përforcimi i ri i Queens Park Rangers, sulmuesi Djibril Cisse është shprehur i lumtur pas rikthimit të tij në Premierligë.
Ish reprezentuesi francez realizoi gol në debutim për QPR-n në barazimin 2-2 në Aston Villa të mërkurën mbrëma. Ai ka theksuar se Premierliga i përshtatet atij më tepër se Serie A, ku braktisi Lazion pas vetëm gjashtë muajve në klub.
“Futbolli italian është shumë taktik, kurse Premierliga ka ritëm më të shpejtë dhe kjo më përshtatet më tepër” deklaroi Cisse për BBC Sport.