E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, “apeli” i fundit për brazilianët

Klubi bardhezi investoi shumë në merkaton e verës, për të afruar lojtarë cilësorë, të cilët, deri tani, nuk kanë dhënë atë që pritej. Felipe Melo (“Bidoni i Artë 2009”) i kushtoi Juves plot 25 milion euro, por nuk ka treguar asgjë nga cilësitë e tij në kohën kur ishte te Fiorentina. Sot do të jetë një mundësi më tepër për të, duke qenë se Ferrara nuk ka shumë alternativa në dispozicion në mesfushë.E njëjta gjë edhe për Diegon. Ish-fantazisti i Verder Bremenit pati një fillim të mirë, por më pas pësoi rënie në formën e tij. Skuadra dhe tifozët besojnë shumë tek ai dhe presin të “shpërthejë” nga çasti në çast, sepse në fund të fundit, cilësitë nuk i mungojnë.Kurse Amauri ka shënuar vetëm katër gola që prej 15 shkurtit e deri tani. Një mesatare tepër e dobët për një sulmues tipik si ai. Në përballjen e sotme ndaj Katanias në “Olimpikon” e Torinos, Amauri do të jetë në balotazh me kapitenin Del Piero për një vend titullari në formacionin e Ferrarës, që nga ana e vet, duhet të bëjë një zgjedhje delikate.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›