Moutinho kushton shtrenjtë

Porto ka konfirmuar se mund ta shes Joao Moutinhon por ka paralajmëruar se ai do të kushtojë 31.5 milionë funte.
Moutinho është dalluar me paraqitjet e tij të mira për Porton dhe Portugalinë dhe menaxheri i ri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas – i cili ka punuar me 25 vjeçarin në Porto – ka shprehur interesim për transferimin e tij në White Hart Lane.
Por, trajneri i Portos, Vitor Pereira ka deklaruar: “Nuk kam biseduar me Villas-Boasin por është normale që atij i pëlqen Moutinho. Më pëlqen edhe mua. Klubet nuk munden vetëm të shesin. Ne duam që ai të mbetet kurse dëmshpërblimi në kontratën e tij vlen 31.5 milionë funte”.