E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray transferon Altintopin

Hamit Altintop është pranë zyrtarizimit të transferimit nga Real Madridi në Galatasaray pas mbërritjes në kampin përgatitor të gjigantit turk.

Mesfushori 29 vjeç pritej të largohej nga Reali pas përfundimit të sezonit të kaluar ku dështoi të lë gjurmë në Santiago Bernabeu. Klubet ende nuk kanë konfirmuar transferimin por trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim ka deklaruar për televizionin e klubit se futbollisti i është bashkuar skuadrës në përgatitje.

“Hamit është futbollist i rëndësishëm. Ai do të jetë shumë i dobishëm për ne”, deklaroi Terim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›