E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi: Largimi i Triadës? Juve u vetëvra

Kanë kaluar më shumë se tri vjet nga skandali "Calciopoli", por rreth kësaj çështjeje vazhdon të diskutohet. Më të prekurit dhe ata që i kanë ndjerë më shumë pasojat ishin tifozët e Juventusit, por edhe personazhet e përfshirë drejtpërdrejt. I pari në listë është padyshim Luçiano Moxhi, njeriu që u cilësua si e keqja e futbollit italian. Ish-drejtori i përgjithshëm i "Zonjës së Vjetër" vazhdon të këmbëngulë se është i pafajshëm. "Xhiraudo dhe Betega paraqiteshin herët në zyrat e klubit, ndërsa unë qëndroja deri në orët e vona. U shndërruam në më të fortët dhe kjo i trembte të gjithë", deklaroi "Big Luçiano" në mikrofonat e radios "Kiss Kiss". "E kisha kuptuar që Juventusin e urrenin: ne ishim më të mirorganizuar dhe kjo është arsyeja. E vetmja mënyrë për të shkatërruar Triadën ishte që të hidhnin baltë mbi ne. Ia arritën qëllimit. Duke e lejuar këtë, Juve u vetëvra".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›