E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, superofertë për Robinjon

Barcelona përgatit sulmin për Robinjon. Sikurse ka bërë të ditur tabloidi "The Sun", martesa e trazuar mes sulmuesit brazilian dhe Mançester Sitit duket se është e destinuar të mbyllet në muajin janar. Për Robinjon është gati rikthimi në ligën spanjolle dhe jo rastësisht, këtë herë te Barcelona e yjeve, ku do të mund të gjejë lojtarë të kalibrit si Mesi, Henri e Ibrahimoviç. Në fakt klubi blaugran po përgatit një ofertë rreth 32 milionë euro për të marrë ish-sulmuesin e Realit të Madridit. Në operacion, sipas "Daily Star", mund të përfshihet edhe një lojtar mes mbrojtësit Karles Pujol dhe mesfushorit Jaja Ture, të cilët prej kohësh janë deklaruar si objektiva të Sitit, ndërsa për "Times" do të jetë Abidal, lojtari i propozuar si shkëmbim teknik. Po ashtu mësohet se ka shprehur pakënaqësinë edhe vetë sulmuesi brazilian, i cili nuk e shikon veten në skemat e trajnerit Mark Hjuxhs.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›