Vlorë, arrestohet eksperti i Prokurorisë
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga eksperti i Prokurorisë, pasi mori 10 mijë euro për t u kthyer lirinë 7 të dyshuarve, të cilët akuzohen për shkatërrimin e Pyllit të Sodës. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se kanë kapur dje në flagrancë duke marrë 10 mijë euro si ryshfet në shkëmbim të shërbimeve që do të lironin nga akuza 7 shtetas përfaqësues të shërbimit pyjor. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ekspertit i ishte kërkuar nga Prokuroria ekspertimi i dëmeve të shkaktuara. Pas faturës financiare të nxjerrë prej tij, rreth 36 milionë lekë dëm, policia arrestoi shtatë persona, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor në gjendje të lirë. Avokati mbrojtjës i tyre kërkoi rrëzimin e aktekspertimit dhe arsyetimin se eksperti i Prokurorisë nuk kishte profesionin e duhur. Më pas ky i fundit u ka premtuar të akuzuarve se do t i ndihmonte për të rrëzuar aktekspertimin e hartuar nga ai vetë, por kërkoi 10 mijë euro ryshfet. Policia kishte vënë nën përgjim ekspertin e saj dhe dje në mbrëmje e arrestoi atë, ndërsa po merrte paratë e kërkuara.
Arrestimi
Arrestohet Besnik Kuçi, ekspert privat i pyjeve. Mbi të rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe vjedhje me anë të mashtrimit. Kuçi akuzohet për përpilimin e një aktvlerësimi të rremë në ngarkim të dy të pandehurve të procesit gjyqësor të pyjeve.
Qatip Veshaj dhe Adil Leskaj kanë kallëzuar në Prokurori ekspertin privat të marrë nga Prokuroria, pasi ky i fundit u ka kërkuar para në këmbim të favorit të ndryshimit të aktit të vlerësimit të dëmit të shkaktuar nga këta dy persona në pyjet e zonës së Lumit të Vlorës, ku ata kanë punuar dhe njëkohësisht akuzohen për abuzime masive. Kuçi është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga sektori i Krimit Ekonomik pranë komisariatit të Vlorës në kushtet e flagrancës.
Ngjarja
Kuçi, pas kryerjes së vlerësimit të dëmit në pyje, i ka kërkuar disa herë takim Qatip Veshit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Më pas Veshi është arrestuar së bashku me 6 persona të tjerë, kolegë në Ndërmarrjen e Pyjeve Vlorë, me akuzën e shkatërrimit të pronës publike dhe shfrytëzim të pyjeve, duke shkaktuar një dëm material prej më se 40 milionë dollarësh. Dy të pandehurit, që çuan në prangosjen e Besnik Kuçit, pas kallëzimit të tyre, akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 36 milionë lekësh. Akti i vlerësimit për këta të pandehur është bërë pikërisht nga eksperti privat Besnik Kuçi, i marrë nga Prokuroria e Vlorës.
Pas arrestimit të 7 personave dhe identifikimit të 11 të pandehurve të tjerë, Gjykata e Vlorës, pas gjashtë muajsh, merr masën e ndjekjes së procesit gjyqësor në ngarkim të tyre në gjendje të lirë. Pas lirimit, Kuçi i ka kërkuar të pandehurit Veshi takim, më pas takimi është kryer dhe në bisedë e sipër, Kuçi i ka premtuar të pandehurit Veshi se do të ndikonte në rivlerësimin e dëmit si dhe në gjykatë për dhënien e pafajësisë, por në këmbim të këtij favori, dy të pandehurit Q. Veshi dhe A.Leskaj, duket t i paguanin ekspertit të pyjeve Besnik Kuçi 20 milionë lekë. Pas disa takimesh, shifra është ulur në 10 mijë euro. Pasi kanë rënë dakord për shumën, Veshi ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për Besnik Kuçin, i cili i kish kërkuar 10 mijë euro. Pas këtij kallëzimi policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet.
Hetimet
Prokuroria e Rrethit Vlorë me ekspertët e saj, e kishte përcaktuar në shumën 3.7 milionë lekë, vlerën e dëmit ndaj pyjeve, duke çuar në arrestimin e shtatë personave dhe marrjen si të pandehur edhe të 11 të tjerëve. Që të gjithë janë nën akuzë për abuzim me pyjet duke u llogaritur dhe dëmi 3.7 milionë lekë. Masakra ekologjike është kryer në vijimësi deri në tetor të vitit të kaluar, kryesisht në fshatrat Tërbaç, Bolenë, Bashaj, Kuç, Vranisht, Fterrë. Sipas hetimit, dëmi është shkaktuar nga disa shoqëri tregtare që kanë licencë për të shfrytëzuar pyjet, si shoqëria “Shushica”, me president Qatip Veshin, në bashkëpunim me Adil Leskaj, “Bushi” me president Avjon Bushaj, në bashkëpunim me Ardian Haskaj dhe shoqëria e drejtuar nga Xhelal Isufi. Prokuroria thotë se këta persona në bashkëpunim me të tjerë, kanë shfrytëzuar zonat pyjore dhe më pas nëpërmjet furrave-kamina kanë prodhuar qymyr për konsum vendas dhe për në Greqi. Volumi në total i lëndës drusore të prerë nga viti 2003 deri në vitin 2007 është 147 mijë metër kub sipas Prokurorisë dhe dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga prerja pa leje e lëndës drusore për vitet 2003-2007 është 3.7 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008