E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi i Papës do të shkruajë një libër

 Mehmet Ali Agça, personi që u bë i njohur pasi qëlloi dhe plagosi Papa Gjon Palin II, ka njoftuar se po shqyrton mundësinë që të shkruajë një libër, si dhe ofertat për të xhiruar një film artistik dhe një film dokumentar, pasi të lirohet nga burgu në Turqi në fund të janarit. Agça ka theksuar në një njoftim se do të dëshironte të shkonte në Vatikan, për t’u takuar me Papa Benediktin XVI, por shtoi se ai ende nuk e ka përcaktuar datën e vizitës së tij. Agça e qëlloi Papa Gjon Palin II me armë zjarri në sheshin e Shën Petrit, më 13 maj 1981. Por Papa e fali atë, pasi e takoi në një burg në Itali dy vite pas atentatit. Agça ka qëndruar 19 vjet në një burg në Itali, për shkak të atentatit kundër Papës dhe po i afrohet edhe përfundimit të dënimit me 10 vjet burg, për shkak të vrasjes së një gazetari turk, në vitin 1979. Agça pritet të lirohet nga burgu më 18 janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›