Pedofili 60-vjeçar i bën rezistencë me armë ndaj policisë
31/05/2005 Prindërit denoncuan përdhunimin, djali pohon se kishte shkuar me dëshirë
GJIROKASTER – Një 60-vjeçar, i akuzuar për pedofili dhe rrëmbim të mituri, ka bërë rezistencë me armë dje në Gjirokastër, ndërsa policia rrethoi shtëpinë e tij, pas denoncimit të prindërve të një 16-vjeçari. Rrethimi ka vazhduar deri në orët e vona të natës së kaluar, ku nga ana e tij i rrethuari ka lëshuar disa të shtëna armësh në ajër.
Denoncimi i 60-vjeçarit është bërë nga prindërit, pas shtrëngimit që ata i kishin bërë djalit të tyre. Pas kësaj, prindërit e fëmijës së prtenduar nga ata për përdhunim denoncuan “qejfliun”, jo vetëm për kryerje marrëdhëniesh të turpshme, por edhe për rrëmbim të mituri.
Nga ana e tij, 16-vjeçari nga Përmeti, nxënës i shkollës së mesme industriale në Gjirokastër, mësohet se në polici, ka mohuar që ai të jetë përdhunuar, ndërsa ka pranuar e kishte shkuar me dëshirë.
Nga ana e fqinjëve, pedofili Kijtim Duro, njihej si një njeri i divorcuar disa herë dhe që jetonte vetëm, ndërsa mësohet se ai edhe herë të tjera e “ushtronte” këtë “ves”.
Pedofilia
Prej më se një muaji, Kujtim Duro, 60 vjeç, banor i lagjes ”Palorto” në Gjirokastër, në rrethana ende të pazbardhura, kishte lidhur “miqësi” me një 16-vjeçar nga Përmeti, nxënës i shkollës së mesme industriale të qytetit. “Miqësia” e “brezave” arrinte deri atje, sa të dy të kryenin marrëdhënie seksuale, pedofilie.
Nuk u desh shumë, prindërit e djalit mësojnë për lidhjen e tij dhe shqetësohen për sjelljet dhe veprimet e tij. Pas kësaj, prindërit e nxënësit, të cilët kishin informacion për lidhjen e djalit të tyre me plakun, lidhje kjo që kishte nisur që prej muajit prill të këtij viti, janë alarmuar edhe më shumë. Ata menjëherë rreth mesditës së djeshme së bashku me djalin e tyre u paraqitën në polici për denoncimin e sjelljeve dhe veprimeve të Duros.
Rrethimi
Pas njoftimit, nga ana e saj, policia e Gjirokastrës menjëherë në rrugë operative identifikoi Kujtim Duron, si rrëmbyesin e djalit, si dhe përcaktoi shtëpinë ku ai banonte, pranë gjimnazit “Asim Zeneli”, në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.
Menjëherë forca të shumta të policisë, rrethuan vendin dhe i bënë thirrje Duros, që të dorëzohet vetë.
Si përgjigje të kësaj, policia ka marrë disa të shtëna armësh zjarri në ajër. Ndërsa rrethimi i policisë, i cili filloi rreth orës 13.00 të ditës së djeshme, shtrëngohej edhe më shumë, Duro megjithatë nuk ka pranuar të dorëzohet.
Për orë të tëra, të paktën deri në orët e vona të natës së kaluar, Kujtim Duro është mbajtur i rrethuar në banesën e tij, duke mos iu bindur thirrjes së policisë për vetëdorëzim.
Akuzat
Burime të policisë së Gjirokastrës, duke iu referuar dëshmive të prindërve të djalit, bënë të ditur se në bazë të tyre, Kujtim Duro akuzohet për pedofili dhe rrëmbim të mituri.
Të njëjtat burime saktësojnë se në bazë të dëshmive të prindërve, 60-vjeçari e ka përdhunuar nxënësin e shkollës së mesme industriale dhe se djali nuk ka shkuar me dëshirën e tij. Por rpetendimet e prindërve rrëzohen nga djali, i cili mësohet të ketë pohuar se kishte shkuar me dëshirë.
Krahas kësaj akuze për përdhunim, sipas të njëjtave burime, Duro akuzohet edhe për rrëmbim personi, por edhe për rezistencë me armë ndaj policisë.
Rrethimi i policisë ka vazhduar dje deri në mesnatë, ndërsa pritet që sot të mësohen hollësi të tjera.