Refuzon qe te kryeje marredhenie seksuale, e hedh nga shkallet
Tirane- E deh dhe kerkon te kryej marredhenie seksuale me te, por ne fund e hedh nga shkallet e pallatit. Keshtu ka nisur historia mes nje 26-vjecari te arrestuar dhe nje 18-vjecareje, e cila ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak Tirane. O.B, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, eshte arrestuar dy dite me pare nga ana e specialisteve te seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Sipas policise arrestimi i tij u krye dy dite me pare rreth ores 06:00 ne rrugen "Ali Pashe Gucia". Pasi ka dale nga ambientet e nje lokali, ne gjendje te dehur se bashku me nje 18-vjecare, ata jane drejtuar tek apartamenti i te riut. Sipas burimeve nga policia, duke ngjitur shkallet e pallatit ku banonte 26-vjecari, vajza ka kundershtuar te shkonte tek apartamenti i tij, por djali ka nisur ta qelloje. Ne ato momente mesohet se vajza, e cila kishte humbur edhe ekuilibrin, ka rene nga shkallet, duke humbur ndjenjat. Kane qene banoret e pallatit te cilet pasi kane degjuar zhurmat, kane dale dhe kane pare vajzen te shtrire perdhe. Ata e kane derguar vajzen menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane. Mesohet se 18-vjecarja ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Nderkohe qe i riu eshte arrestuar nga blute e kryeqytetit, te cilet jane lajmeruar nga banoret e pallatit. Materialet hetimore ne ngarkim te 26-vjecarit O.B, i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje".