E Shtunë, 31 Tetor 2026

="MsoNormal" style="MARGIN: 0in 0in 0pt; LINE-HEIGHT: normal; TEXT-ALIGN: center" align="center"> PËR

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

OBLIGACIONET E SHOQËRIVE AKSIONERE DHE TË QEVERISË VENDORE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

PJESA I:

RREGULLA ME ZBATIM TË PËRGJITHSHËM

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

 Fusha e zbatimit

1.     Ky ligj zbatohet për obligacionet e:

a)     shoqërisë aksionare, me zyrë qendrore në Republikën e Shqipërisë;

b)     qeverisë vendore.

2.     Ky ligj nuk zbatohet në rastet e obligacioneve të qeverisë së Republikës së Shqipërisë apo të Bankës së Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

1.     Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtme nënkuptohen:

a)    “Agjent i zotëruesit të obligacioneve”, subjekti, që përfaqëson grupin e zotëruesve të obligacioneve përkundrejt emetuesit dhe palëve të treta.

b)    “AMF” ose “Autoriteti”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, krijuar në përputhje me ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.

c)     “Certifikatë obligacioni”, certifikata  e një obligacioni të vetëm.

ç)     “Certifikatë shumëfishe obligacioni”, certifikatë obligacioni, e cila përmban më shumë se një obligacion.

d)    "Program huaje”, programi, që përmban kushtet dhe afatet e marrjes hua të fondeve, nëpërmjet emetimit të obligacioneve.

dh)      “Kujdestar”, subjekti, sipas përcaktimit të ligjit për titujt, i cili ka hapur një llogari titujsh pranë Regjistrarit dhe  administron titujt sipas porosisë së zotëruesit të obligacioneve.

e)    “Obligacion”, një titull afatgjatë borxhi, që detyron emetuesin t’i paguajë zotëruesit të obligacionit vlerën nominale dhe interesin, me një apo disa këste, në një datë të caktuar.

ë)    “Obligacion i konvertueshëm”, obligacioni, që konvertohet në aksion të shoqërisë, apo obligacion, që i jep zotëruesit të tij të drejtën ekskluzive për blerjen e aksioneve.

f)     “Obligacion me pjesëmarrje”, obligacioni, që  i jep zotëruesit të drejta  shtesë, për të përfituar dividendë.

g)    “Obligacion i këmbyeshëm”, obligacioni, që  i jep zotëruesit të drejtën shtesë t’i kërkojë emetuesit, nëpërmjet një deklarimi, se përmbushja e plotë apo e pjesshme e detyrimeve të pagimit të principalit të kryhet nëpërmjet transferimit të titujve, të parashikuara në kushtet e programit të huasë së obligacioneve.

gj)   “Obligacioni i dematerializuar”, regjistrim elektronik në llogarinë, në sistemin kompjuterik të Regjistrarit.

h)    “Obligacioni afatgjatë”, obligacioni me afat maturimi më të gjatë se dymbëdhjetë muaj.

i)      “Regjistrari”, subjekti i licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, objekti i veprimtarisë i së cilit përfshin organizimin dhe administrimin e të dhënave për titujt, sipas përcaktimit të ligjit për titujt.

j)      “Zotërues i obligacionit”, zotëruesi i obligacionit. Në rastin e obligacioneve të dematerializuara, është subjekti në emër të të cilit hapet llogaria pranë Regjistrarit, llogari ku regjistrohet obligacioni i dematerializuar. 

Neni 3

Llojet dhe seritë e obligacioneve

1.     Obligacionet emetohen në formë të dematerializuar në rastin kur ofrohen nëpërmjet ofertës publike. Obligacionet mund të emetohen në formë të materializuar, në letër, në rastin kur ofrohen nëpërmjet ofertës private.

2.     Përveç llojeve të obligacioneve të përkufizuara në ligjin për titujt, Autoriteti ka të drejtë të përcaktojë, me anë të një rregullloreje, lloje të tjera obligacioni, të cilat emetohen dhe tregtohen në Republikën e Shqipërisë.

3.     Obligacionet emetohen në disa seri dhe vlera nominale e obligacionit mund të jetë e ndryshme në çdo seri.

4.     Lejohet lëshimi i certifikatës së obligacionit apo i certifikatës shumëfishe të obligacionit.

Neni 4

Obligacionet në letër

1.       Certifikata e obligacionit në letër përfshin elementet e mëposhtme:

a)    Emrin e emetuesit, adresën e zyrës qendore, numrin e regjistrimit në QKR;

b)    Llojin, garanci nëse ka vendin dhe datën e emetimit të obligacionit dhe të regjistrimit të tij në QKR;

c)     Vlerën nominale të çdo obligacioni;

ç)     Vlerën totale nominale të obligacionit;

d)    Emrin e zotëruesit të obligacionit;

dh)      Vendin, kohën dhe mënyrën e ripagimit të obligacionit;

e)    Nënshkrimin e përfaqësuesve ligjorë të emetuesit;

ë)    Të dhënat e nevojshme për përcaktimin e të drejtave të zotëruesit të obligacioneve dhe, në veçanti, të garancive për obligacionet, të së drejtës së konvertimit apo të drejtën për të marrë pjesë në fitimet e emetuesit;

f)     Numri i serive të obligacioneve;

g)    Nivelin e interesit, nëse obligacioni mbart interes, si dhe mënyrën e

     kohën e pagesës së tij;

gj)   Çdo të drejtë të emetuesit për përfundimin para afatit (ripagimit të borxhit) të obligacionit;

h)    Vlerën e kapitalit themeltar të emetuesit dhe vlerën, që rezulton në datën e emetimit, në rastin kur emetuesi është shoqëri aksionere.

2.     Dispozitat e Kodit Civil dhe të ligjit për titujt do të zbatohen për transferimin e obligacioneve në letër.

3. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miraton një limit për shumën e përgjithshme të obligacioneve, që mund të emetojë shoqëria aksionere.

Neni 5

Obligacionet e dematerializuara

1.     Obligacionet e dematerializuara regjistrohen sipas dispozitave të parashikuara në ligjin për titujt, pranë Regjistrarit të zgjedhur nga emetuesi. Llogaritë e obligacioneve të dematerializuara mbahen në përputhje me ligjin për titujt.

2.     Kujdestari përgjigjet për regjistrimet hyrëse, regjistrimet e dhënies, të veprimeve dhe pagesave të obligacioneve,  për llogari të emetuesit.

3.     Asetet, që përdoren për përmbushjen e detyrimeve, të cilat rrjedhin nga obligacioni, transferohen nga kujdestari te zotëruesit e obligacioneve, menjëherë pas marrjes së këtyre aseteve nga emetuesi.

4.     Regjistrari lëshon për zotëruesit e obligacioneve, të cilët kanë një llogari me të, certifikata dhe vërtetime për çdo ndryshim në llogari.

Neni 6

Tregtimi i obligacioneve të dematerializuar

Tregëtimi i obligacioneve të dematerializuar kryhet në përputhje me ligjin për titujt.

Neni 7

 Kalimi i të drejtave të obligacioneve të dematerializuara

1.     Përveçse kur përcaktohet ndryshe në nenin 8, të këtij ligji, ndryshimi apo regjistrimi në llogari i titullit është i pavlefshëm, nëse ndërmjetësi përkatës nuk është autorizuar, nga kujdestari apo me vendim gjykate, të kryejë ndryshimin apo regjistrimin e mësipërm.

2.     Të gjitha pagesat nga emetuesi te zotëruesi i obligacionit, që rrjedhin nga obligacioni i dematerializuar, duhet të kryhen nga kujdestari, nëpërmjet rakordimit me Regjistrarin.

Neni 8

Blerja e obligacioneve të dematerializuara në mirëbesim

1.     Nëse obligacionet e dematerializuara kreditohen në llogari në kohën kur një palë e tretë ka të drejta mbi këta tituj dhe zotëruesi i këtij titulli ka dijeni apo, nga pakujdesia, nuk merr parasysh të drejtat e palës së tretë, dhe kreditimi i mësipërm mund të cenojë të drejtat e palës së tretë, për këtë interesim/pretendim:

a)     kujdestari nuk cenohet nga të drejtat e palës së tretë;

b)     kujdestari nuk mban përgjegjësi para palës të tretë;

c)     kreditimi është i vlefshëm dhe nuk anulohet me arsyetimin se të drejtat e palës së tretë shkaktojnë pavlefshmërinë e çdo debitimi apo kreditimi të mëparshëm të një llogarie tjetër titujsh.

2.     Pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe për pengun mbi obligacionet e dematerializuara.

Neni 9

Çështje të veçanta

1.     Obligacionet e prurësit, që  paguhen me dorëzim, nuk emetohen për një periudhë pa afat.

2.     Me përjashtim të dispozitave të këtij kreu mbi obligacionet e dematerializuar, emetuesi detyrohet t’u lëshojë dhe dorëzojë certifikatë obligacioni zotëruesve të obligacioneve. Në rast se janë lëshuar certifikata shumëfishe të obligacioneve, me kërkesë të zotëruesit të tyre, emetuesi detyrohet të zëvendësojë certifikatat e mëparshme me certifikata të reja, që përmbajnë një numër më të vogël obligacionesh.

3.     Emetuesi ka të drejtë të emetojë certifikata të përkohshme, deri në lëshimin e certifikatave përfundimtare të obligacioneve.

KREU II

KUJDESTARI

Neni  10

Veprimtaria e kujdestarit

Kujdestari, në përputhje me ligjin për titujt, përgjigjet për kleringun dhe shlyerjen e transanksioneve për titujt, që mbahen në llogari.

Neni 11

Licencimi i kujdestarit

1.     Ushtrimi i veprimtarisë së kujdestarit licencohet nga autoriteti, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

2.     AMF-ja përcakton, me rregullore, afatet, kushtet dhe procedurën për licencimin e kujdestarit.

Neni 12

Informimi nga kujdestari

1.     Kujdestari informon me shkrim, përpara kryerjes së transanksionit, zotëruesit e obligacioneve, që tregtojnë obligacione të dematerializuara në tregjet mbi banak, për çmimin e blerjes dhe të shitjes së obligacioneve. Në mënyrë të veçantë, njoftimi përcakton çdo komision, tarifë, shpenzim apo diferencën, ndërmjet çmimit të shitjes dhe atij të blerjes, si dhe diapazonin e luhatjes së çmimit të këtyre obligacioneve  në ditën parardhëse të tregtimit.

2.     Autoriteti mund të përcaktojë, me rregullore,  detyrime të tjera specifike për kujdestarët, në lidhje me informacionin që i jepet zotëruesve të obligacioneve, për obligacionet e tregtuara në tregjet mbi banak.

Neni 13

Mbikëqyrja, sanksionet, konfidencialiteti

1.     Autoriteti mbikëqyr veprimtarinë e kujdestarit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

2.     AMF-ja e tërheq licencën e kujdestarit nëse ky i fundit nuk i përmbush më kërkesat e përcaktuara nga ky ligj.

3.     Në rast se kujdestari shkel detyrimet e parashikuara në ligj, autoriteti vendos gjobë, në përputhje me ligjin për titujt. AMF-ja përcakton, me rregullore,  veprimet korrektive, që duhet të ndërmarrë kujdestari.

4.     Kujdestari është i liruar nga detyrimi ndaj klientit për ruajtjen e konfidencialitetit, në lidhje me veprimet në llogari, kreditimin dhe debitimin e llogarisë, me kleringun dhe shlyerjen e transanksioneve me titujt e regjistruar në llogari apo në lidhje me çdo çështje tjetër të rëndësishme për kryerjen e funksioneve mbikëqyrëse të autoritetit, kur informacioni konfidencial kërkohet nga ky i fundit.

KREU III

 PROGRAMI I HUASË ME OBLIGACIONE

Neni 14

Përmbajtja e programit

1.     Çdo obligacion shoqërohet nga një program huaje.

2.     Programi i huasë përmban me hollësi kushtet dhe afatet e obligacionit. Programi është i detyrueshëm për t’u zbatuar për emetuesin, zotëruesin e obligacioneve dhe pasardhësit e tyre, si dhe nga çdo palë e tretë përfituese.

3.     Programi i huasë miratohet nga organi vendimmarrës i emetuesit, i cili është përgjegjës për emetimin e obligacionit.

4.     Programi i huasë hartohet me një gjuhë, të qartë dhe të kuptueshme, dhe përfshin informacionin e përmendur ne nenin 17, të ligjit për titujt, dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm, që mund të përdoret nga investitorët, për të bërë vlerësime objektive për pritshmërinë dhe rreziqet e investimeve.

Neni 15

Ndryshimi i programit të huasë

1.     Çdo ndryshim në programin e huasë miratohet, paraprakisht, nga grupi i zotëruesve të obligacioneve, siç përcaktohet në nenet 16 e 23, të këtij ligji.

2.     Grupi i zotëruesve të obligacioneve, me vendim të posaçëm, autorizon agjentin e zotëruesve të obligacioneve për të negociuar dhe rënë dakord me emetuesin, për ndryshimin e programit të huasë. Vendimi për autorizimin merret në përputhje me nenin 22, të këtij ligji.

3.     Vendimi i grupit të zotëruesve të obligacioneve përcakton çështjet, për të cilat agjenti i zotëruesve të obligacioneve mund të bëjë negociim dhe marrëveshje, duke përfshirë, gjithashtu, udhëzime të veçanta për negociatat. Agjenti i zotëruesve të obligacioneve duhet ta zbatojë këtë vendim dhe mban përgjegjësi për çdo dëm, të shkaktuar nga shkelja e porosive të zotëruesve të obligacioneve.

4.     Vendimi për autorizim i grupit të zotëruesve të obligacioneve i njoftohet menjëherë emetuesit, nga agjenti i zotëruesve të obligacionit.

KREU IV

GRUPI I ZOTËRUESVE TË OBLIGACIONEVE

Neni 16

Organizimi i zotëruesve të obligacioneve në grup

1.     Organizimi i zotëruesve të obligacioneve në grup është i detyrueshëm në çdo rast të emetimit të obligacioneve, ku marrin pjesë, të paktën, dy zotërues obligacionesh. Grupi i zotëruesve të obligacioneve nuk ka personalitet juridik. Në rastin kur vetëm një zotërues obligacioni është pjesë e obligacionit, ai ushtron, në mënyrë të barabartë, të drejtat e të gjithë grupit.

2.     Data dhe vendi për mbledhjen e parë përcaktohen nga emetuesi menjëherë pas emetimit të obligacioneve dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data e mbulimit të emetimit të obligacioneve. Për emërimin e agjentit të zotëruesit të obligacioneve në mbledhjen e parë të zotëruesve të obligacioneve do të zbatohet neni 26, i këtij ligji. Në rast të pamundësisë apo të refuzimit, pa shkak ligjor, të emetuesit, për të organizuar mbledhjen e zotëruesve të obligacioneve, çdo zotërues obligacionesh, me nismën e vet mund të kërkojë, nëpërmjet gjykatës, zhvillimin e kësaj mbledhjeje.

3.     Në rastet e emetimit të obligacioneve me seri të ndryshme, zotëruesit e obligacioneve të një serie formojnë grup të veçantë. Grupet e veçanta të zotëruesve të obligacioneve kanë të drejtë të grupohen në një grup të vetëm, kur kushtet dhe afatet e serive të obligacioneve janë të njëjta.

Neni 17

Vendimet e grupit të zotëruesve të obligacioneve

1.     Grupi i zotëruesve të obligacioneve merr vendime për çdo çështje të përcaktuar nga ky ligj dhe programi i huasë. Grupi i zotëruesve të obligacioneve nuk mund të marrë vendime, që trajtojnë, në mënyrë të pabarabartë, zotëruesit e obligacioneve.

2.     Grupi i zotëruesve të obligacioneve nuk merr vendime, të cilat krijojnë detyrime shtesë për zotëruesit e obligacioneve, për sa kohë që këto detyrime shtesë nuk bëhen në interesin e tyre të përbashkët.

3.     Në rastin e emetimeve, që nuk i përkasin grupit të zotëruesve të obligacioneve, sipas kushteve dhe afateve të obligacionit të përfshira në programin e huasë apo të këtij ligji e që kanë efekt te të drejtat e zotëruesve të obligacioneve,  për kushtet dhe afatet e programit të huasë, të drejtat përkatëse mund të ushtrohen individualisht, nga secili zotërues.

4.     Përveç kur përcaktohet ndryshe në nenin 22, të këtij ligji, vendimi i grupit të zotëruesve të obligacioneve duhet të jetë në përputhje me kushtet dhe afatet e programit të huasë. Vendimet e grupit të zotëruesve të obligacioneve janë të pavlefshme nëse janë në kundërshtim me kushtet dhe afatet e obligacionit, sipas programit të huasë.

Neni 18

Përgjegjësitë e veçanta të grupit të zotëruesve të obligacioneve

Vetëm grupi i zotëruesve të obligacioneve ka të drejtën për të vendosur për:

a)    heqjen dorë të çdo zotëruesi të obligacioneve nga e drejta për përdorimin e mjeteve apo të instrumenteve ligjore;

b)    paraqitjen e kërkesës për deklarimin e falimentimit të emetuesit;

c)     arritjen e marrëveshjeve për pretendimet e zotëruesve të obligacioneve ndaj emetuesit, që rrjedhin nga programi i huasë dhe ligji;

ç)     çlirimin e kolateraleve apo të garancive, të dhëna për të siguruar obligacionin;

d)    pëlqimin për propozimin e emetuesit për të emetuar obligacione të tjera, pretendimet e të cilave përmbushen në mënyrë të privilegjuar ose kushtet e të cilave u japin zotëruesve të rinj të obligacioneve të drejta të tilla, që cenojnë statusin e zotëruesve ekzistues;

dh)      ndryshimin e vlerës nominale të obligacionit, interesit apo të mënyrës së llogaritjes së këtij interesi;

e)    zgjatjen e afatit të maturimit  të obligacionit apo të afatit të pagimit të interesit;

ë)    shkarkimin dhe zëvendësimin e agjentit të zotëruesve të obligacioneve;

f)     përfundimin e huasë së marrë, duke emetuar obligacione;

g)    autorizimin e agjentit të zotëruesve të obligacionit për negociimin e kushteve dhe të afateve të obligacionit, sipas programit të huasë, në përputhje me nenin 15, të këtij ligji.

Neni 19

Mbledhja e grupit të zotëruesve të obligacioneve

1.     Mbledhja e grupit të zotëruesve të obligacioneve thirret nga agjenti i zotëruesve të obligacioneve ose, në mungesë të  agjentit të tyre, nga vetë emetuesi, apo në rast likuidimi a falimentimi të emetuesit, nga likuiduesi apo administratori i falimentimit të emetuesit. Rendi i mbledhjes përgatitet nga njëri nga personat e mësipërm, që thërret mbledhjen.

2.     Personi, i përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, është i detyruar të thërrasë, gjithashtu, mbledhjen e grupit të zotëruesve të obligacioneve me kërkesën e zotëruesve të obligacioneve, të cilët përfaqësojnë të paktën 1/20 e vlerës totale të obligacionit (apo serive përkatëse). Kërkesa e zotëruesve të obligacioneve  përmban, gjithashtu, rendin e mbledhjes. Mbledhja thirret jo më parë se 10 ditë pune dhe jo më vonë se 20 ditë pune nga data e marrjes se kërkesës nga zotëruesit e obligacioneve. Në rast se mbledhja nuk realizohet brenda afatit të përcaktuar, zotëruesit e obligacioneve kërkojnë thirrjen e mbledhjes nëpërmjet gjykatës. Gjykata përcakton vendin dhe kohën e mbledhjes. Shpenzimet mbulohen nga emetuesi.

3.     Kërkesa për thirrjen e mbledhjes, sipas pikës 2, të këtij neni, përpara se të kenë kaluar 6 muaj nga mbledhja e fundit, ku u vendos për të njëjtat çështje, për të cilat kërkohet të thirret edhe takimi i ri, vlerësohet si kërkesë abuzive dhe refuzohet, në rast se nuk ka një shkak dhe ndonjë arsye për justifikimin e mbledhjes së re.

4.     Në rast se ky ligj apo programi i huasë nuk përmban dispozita për mbledhjen  e zotëruesve të obligacioneve, atëherë zbatohen, respektivisht, dispozitat e ligjit "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", që rregullojnë thirrjen e asamblesë së përgjithshme të aksionerëve të një shoqërie aksionere.

Neni 20

Ftesa drejtuar zotëruesve të obligacioneve

1.     Në rastet e emetimit të obligacioneve të regjistruara, të cilat shpërndahen nëpërmjet ofertës private, dhe përsa kohë këto obligacione nuk janë listuar, në përputhje me nenin 35, të këtij ligji, kushtet e obligacionit, sipas programit të huasë, mund të parashikojnë që zotëruesit e obligacioneve të thirren në mbledhje nëpërmjet postës.

2.     Me listimin e obligacioneve në ndonjë treg të rregulluar titujsh në Republikën e Shqipërisë, thirrja për zotëruesit e obligacioneve bëhet edhe përmes njoftimit në buletinin ditor të tregut të titujve, ku janë listuar obligacionet.

Neni 21

Të drejtat e votës të zotëruesve të obligacioneve

1.     Çdo obligacion mbart të drejtën e një vote në mbledhjen e zotëruesve të obligacioneve. Në rastin e certifikatës shumëfishe të obligacionit,  zotëruesi i obligacionit ka të drejtën e aq votave sa është edhe numri i obligacioneve, që përfshihen në këtë certifikatë.

2.     Kur mbi obligacionet është vendosur peng, e drejta e votës ushtrohet nga penglënësi i obligacioneve, përveçse kur përcaktohet ndryshe në marrëveshjen e pengut ose në kushtet dhe afatet e huasë me obligacione, sipas programit të huasë. Përsa u takon elementeve civile, që rrjedhin nga obligacionet, zbatohen dispozitat përkatëse të Kodit Civil mbi pengun.

3.     Zotëruesi i obligacioneve ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e zotëruesve të obligacioneve edhe nëpërmjet përfaqësimit. Në rast se obligacioni është në bashkëpronësi të disa personave, e drejta e votës ushtrohet nëpërmjet një përfaqësuesi.

4.     Emetuesi nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës për obligacionet që ai vetë zotëron ose për obligacionet mbi të cilat është vendosur pengu në favor të tij.

5.     Përveçse kur ligji apo kushtet e afatet e obligacionit, sipas programit të huasë, përmbajnë dispozita të ndryshme për të drejtat e votës së zotëruesve të obligacioneve, dispozitat e ligjit  "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” për asamblenë e përgjithshme të aksionerëve zbatohen, respektivisht, për të drejtat e votës së zotëruesve të obligacioneve, në përputhje me natyrën dhe qëllimin e obligacionit.

Neni 22

 Vendimmarrja në mbledhjet e zotëruesve të obligacioneve

1.     Vendimet e grupit të zotëruesve të obligacioneve janë të vlefshme kur në mbledhje marrin pjesë zotëruesit e obligacioneve, të cilët përfaqësojnë 1/4 e vlerës totale të huasë me obligacione. Vendimet e zotëruesve të obligacioneve merren me shumicën absolute të votave, që përfaqësohen në mbledhje. Në rast se kuorumi i mësipërm, prej ¼, nuk arrihet, atëherë mbledhja shtyhet me 20 ditë pune nga data e mbledhjes të anuluar. Mbledhja e re quhet e mbledhur dhe mund të marrë vendime të vlefshme pavarësisht nga përfaqësimi i vlerës së obligacioneve.

2.     Për çështjet, që parashikohen në nenin 18, të këtij ligji, vendimet e grupit të zotëruesve të obligacioneve quhen të vlefshme kur në mbledhje marrin pjesë zotëruesit e obligacioneve, që përfaqësojnë 2/3 e vlerës totale të obligacioneve. Në rast se kuorumi prej 2/3 nuk plotësohet,  mbledhja shtyhet me 20 ditë pune nga data e mbledhjes të anuluar. Për të qenë e vlefshme mbledhja e re është e nevojshme të jenë të pranishëm zotëruesit e obligacioneve, të cilët përfaqësojnë 1/2 e vlerës totale të obligacioneve. Në rast se edhe ky kuorum nuk plotësohet përsëri, mbledhja rishtyhet për            20 ditë pune nga data e anulimit të mbledhjes së dytë dhe mbledhja e re quhet e mbledhur dhe mund të merren vendime të vlefshme kur janë të pranishëm zotëruesit e obligacioneve, të cilët përfaqësojnë 1/4 e vlerës totale të obligacioneve. Në të gjitha rastet e sipërpërmendura, vendimet janë të vlefshme me shumicën  e 2/3 e votave të pjesëmarrësve në mbledhje.

3.     Programi i huasë mund të parashikojë kuorum dhe shumicë votash më të larta për marrjen e vendimeve në mbledhjet e zotëruesve të obligacioneve.

Neni 23

Rendi i ditës dhe procesverbali i mbledhjes

1.     Zotëruesit e obligacioneve nuk vendosin për çështje, të cilat nuk janë përfshirë në rendin e ditës, me përjashtim të rasteve kur të gjithë zotëruesit e obligacioneve janë të pranishëm dhe asnjëri prej tyre nuk kundërshton shqyrtimin e çështjes në fjalë.

2.     Zotëruesit e obligacioneve, që përfaqësojnë të paktën 1/20 e vlerës totale të obligacioneve, mund t’i kërkojnë personit, që ka thirrur mbledhjen e zotëruesve të obligacioneve, sipas nenit 19, të këtij ligji, ta përfshijë çështjen në rendin shtesë të mbledhjes. Personi, që  thërret mbledhjen e zotëruesve të obligacioneve sipas nenit 19, të këtij ligji, e pranon kërkesën për shtesë në rendin e ditës, në rast se kërkesa është paraqitur të paktën 10 ditë pune para datës së mbledhjes të thirrur. Përfshirja dhe njoftimi i çështjeve shtesë bëhen të paktën 5 ditë pune para mbledhjes të thirrur të zotëruesve të obligacioneve dhe është përgjegjësi e personit, që ka thirrur mbledhjen.

3.     Emetuesi mban procesverbalin, ku regjistrohen të gjitha vendimet e mbledhjeve të zotëruesve të obligacioneve.

Neni 24

Zbatimi i dispozitave plotësuese nga ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

Përveç kur ligji apo kushtet e afatet e obligacionit, sipas programit të huasë, përmbajnë dispozita të ndryshme për vendimmarrjen e zotëruesve të obligacioneve, zbatohen dispozitat e ligjit "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” për asamblenë e përgjithshme të aksionerëve, në përputhje me natyrën dhe qëllimin e obligacionit.

Neni 25

Mbulimi i shpenzimeve për zhvillimin e mbledhjes së zotëruesve të obligacioneve

1.     Shpenzimet për veprimet përgatitore për mbledhjen dhe vendimet nga zotëruesit e obligacioneve, si dhe shpenzimet për publikimin e këtyre vendimeve mbulohen nga emetuesi.

2.     Të gjitha shpenzimet e mbetura për veprimtarinë e grupit të zotëruesve të obligacioneve zbriten nga pagesa që emetuesi kryen për zotëruesit e obligacioneve, në përputhje me dispozitën përkatëse, të parashikuar,

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›