E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KLASIFIKIMIN E NIVELEVE, SIPAS FUNKSIONEVE, TË PERSONELIT INSPEKTUES DHE MBËSHTETËS TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

V E N D I M

PËR

KLASIFIKIMIN E NIVELEVE, SIPAS FUNKSIONEVE, TË PERSONELIT INSPEKTUES DHE MBËSHTETËS TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 74, të ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Klasifikimi i niveleve, sipas funksioneve, të pesonelit inspektues dhe mbështetës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, do të jetë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.     Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e vendimit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›