E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E FORMËS, TË PËRMBAJTJES DHE TË ELEMENTEVE TË SIGURISË SË VIZËS PULLË

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E FORMËS, TË PËRMBAJTJES DHE TË ELEMENTEVE TË SIGURISË SË VIZËS PULLË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e formës, të përmbajtjes dhe të elementeve të sigurisë së vizës pullë, sipas modeleve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R YE M I N I S T R I

SALI BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›