Ambasadori amerikan skërmit dhëmbët dhe Ristanët vihen në punë
Ka muaj të tërë që pranë KQZ-së janë dorëzuar mbi 60 mijë nënshkrime qytetarësh, që kërkojnë organizimin e një referendumi mbi importin e plehrave (maxhoranca ka miratuar një ligj që e lejon këtë lloj importi; ligjin e kanë emërtuar me një eufemizëm tinzar Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve). Kanë qenë të nevojshme 50 mijë firma, dhe Aleanca e qytetarëve kundër këtij ligji ka dorëzuar mbi 60 mijë.
Pas kësaj, KQZ-ja nuk u bë e gjallë. Po flinte mbi këtë kërkesë. Dhe skish për ti dalë gjumi, nëse nuk do dëgjohej një konsideratë e fortë e ambasadorit amerikan, teksa po përuronte aksionin Vepro tani!. Atje, ambasadori tha: KQZ-ja po pengon realizimin e referendumit, dhe me këtë veprim ajo po minon edhe njëherë besimin e publikut për të vepruar me paanësi dhe në interes të gjithë qytetarëve. Kaq ishte, dhe aty për aty, pa kaluar as një orë, Ristanët e KQZ-së u zgjuan befas mú sikur dikush u kish kapur bolet e po ua shtrydhte. Jemi duke e shqyrtuar kërkesën, thanë. Shumë shpejt do dalim me një vendim. Vendimin do ta japin nesër. Pasi të flasin me Berishën.